Cavatelli Primavera – shija e pranverës tek PastaMania

Ka pjata që lindin për dimër dhe pjata që të japin ndjesinë e pranverës që me kafshatën e parë.

Këtë javë në PastaMania kemi krijuar një pastë që bashkon freskinë, kremozitetin dhe kontrastin perfekt të teksturave: Cavatelli Primavera.

Një pjatë e ndërtuar mbi balancën. Kremi i bizeleve dhe spinaqit sjell ëmbëlsi natyrale dhe ngjyrën karakteristike të stinës, ndërsa menteja e freskët i jep një aromë të lehtë dhe të pastër që e bën pjatën surprizuese që në lugën e parë.

Në qendër të saj qëndron kremi i burratës — i butë, kremoz dhe elegant — që lidhet perfekt me pastën e freskët të punuar me dorë çdo ditë në kuzhinën tonë.

Për ta kompletuar, kemi shtuar chips speku krokant, i cili sjell kripësinë dhe crunch-in që balancon gjithë pjatën.

Çfarë e bën speciale?


• Pasta e freskët e bërë në shtëpi
• Kombinim i lehtë dhe pranveror
• Burrata kremoze dhe spek krokant
• Pjatë elegante por shumë komode për t’u ngrënë
• Perfekte për drekë në tarracë ose darkë me verë të bardhë

Një pjatë që shkon perfekt me tarracën

Me hapjen e sezonit të tarracës në Durrës, kërkuam një pastë që të përshtatej me atmosferën e mbrëmjeve pranë qytetit dhe detit: e freskët, plot ngjyra dhe jo e rëndë.

Cavatelli Primavera është pikërisht ajo lloj pjate që funksionon perfekt në ditët e ngrohta të pranverës dhe verës.

Përbërësit:


• Krem bizeleje, spinaqi dhe menteje
• Krem burrate
• Chips speku krokant

Pasta e javës tek PastaMania në Durrës

Nëse kërkon një restorant në Durrës ku pasta bëhet e freskët çdo ditë dhe recetat ndryshojnë vazhdimisht sipas sezonit, këtë javë duhet të provosh patjetër Cavatelli Primavera.

■ PastaMania – casa della pasta
■ Pasta e freskët e bërë me dorë
■ Pasta e javës: Cavatelli Primavera
■ Tani edhe në tarracë në qendër të Durrësit

sqShqip